Detaje të librit
Përktheu: Ines Ekonomi
ISBN 9789928136756
Viti i botimit 2020
Numri i faqeve 322
Çmimi 900 lekë
Njerëz normalë
Sally Rooney
Konelli dhe Mariana ndjekin të njëjtën shkollë në një qytet të vogël irlandez.
Por përndryshe ata s’kanë asgjë tjetër të përbashkët. Në shkollë, Konelli është
një tip popullor që të gjithë e duan, ndërsa Mariana një tip i vetmuar,
që të tjerët e shohin me dyshim. Por kur njihen, mes tyre krijohet një raport sa kompleks aq
dhe elektrizues, i cili ka për t'u ndryshuar jetën që të dyve. Sidoqoftë gjithçka
ndryshon kur shkojnë të ndjekin universitetin në Dublin: tanimë, Mariana e gjen
veten dhe ndjehet mirë në ambientin e ri social, ndërkohë që Konelli bën një jetë
të mënjanuar dhe ndjehet i pasigurt. Të dy janë në kërkim të përvojave dhe
mundësive të reja, por gjithnjë një forcë magnetike i tërheq në mënyrë të
parezistueshme drejt njëri-tjetrit. Dhe kur Mariana hyn në një rrugë vetëshkatërruese,
dhe ai po përjeton një periudhë të vështirë në jetë, secilit prej tyre i duhet t’i bëjë vetes pyetjen:
deri ku është i gatshëm të shkojë për të shpëtuar tjetrin.
“Njerëz normalë” është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish
që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit. Bazuar te ky roman,
BBC ka prodhuar një film mjaft të suksesshëm televiziv
me 12 seri, i cili filloi të shfaqet në prill të 2020.
Për autoren
Lindur në 1991, Sally Rooney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur
e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë
“Bisedë mes miqsh” (2017), i pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm
nga kritika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë “Njerëz normalë”,
fitues i një numri të madh çmimesh letrare, ajo e afirmoi veten
si përfaqësuesja kryesore e brezit letrar të viteve 2000.